Anduena, motra e Labit po vjen me këngë të re

Anduena Tahiri e ka paralajmëruar këngën e re.

Motra e këngëtarit Labinot Tahiri ka po ashtu vesh për muzikë, shkruan lajmi.net.

Atë e kemi parë duke performuar krah vëllait të saj këngëtar dhe me zërin ua ka marrë zemrat të gjithëve.

Tani Anduena po vjen me këngë të re të cilën e ka paralajmëruar nëpërmjet një postimi në Instagram.

Bazuar në videon e postuar shihet se projekti është i realizuar edhe me videoklip.