Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski në intervistë për MIA-n ka thënë se po përgatitet versioni testues i Portofolit digjital dhe se ai do të prezantohet në Samitin digjita të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 1 dhe 2 tetor në Shkup, njofton Portalb.mk.
“Qytetarët atë duhet ta mendojnë si një portofol me dokumentet personale. Në vend që të mbani letërnjoftimin dhe patentë shoferin me juve si kartela, mundeni t’i mbani në celularin tuaj, dhe gjithsesi të gjithë shërbimet do të jenë qasëse aty. Versionin testues po e përgatisim. Unë do ta prezantojë dhe do të prezantojmë edhe dy shërbime të cilat do t’i ofrojë ai version testues. Do të ndiejmë pulsin e qytetarëve, qytetarët që do të jenë të pranishëm në Samit do ta shkarkojnë atë në mënyrë që ta testojnë. Dhe mendoj se deri në fund të vitit do të kemi tashmë një version që do ta plasojmë në të gjitha rrjetet e hapura”, theksoi Andonovski.
Ai ka informuar se në Samitin në Shkup do të ketë 800 pjesëmarrës nga mbi 20 shtete dhe i gjithë Shkupi sërish do të vendoset në hartën e ekonomive të zhvilluara digjitale, shteti ynë si shtet i zhvilluar digjital dhe të tregojmë se çfarë kemi punuar vitin a kaluar dhe cili është vizioni dhe planet për në të ardhmen.
Lidhur me shërbimet elektronike të qytetarëve, ministri Andonovski ka thënë se qëllimi është që të gjithë shërbimet, shërbimet më të përdorura nga qytetarët, të jenë qasëse në një link.
“Edhe portali uslugi.gov.mk do ta ndjek këtë proces edhe pse ne veçse kemi filluar me një ridizajnim vitin e kaluar. Çdo përmirësim i ri i portalit do të thotë thjeshtësim i pamjes dhe shërbime më të lehta dhe më të arritshme për qytetarët dhe kompanitë. Dhe kjo është një paralajmërim i digjitalizimit të përgjithshëm të shërbimeve, që do të thotë se faza tjetër do të jetë digjitalizimi i marrëdhënies së sektorit të biznesit ndaj shtetit”, theksoi ai.
Ka potencuar se prej se kur mori detyrën në Ministri dhe me themelimin e Ministrisë, portali uslugi.gov.mk ka pasur më pak se 110.000 përdorues, dhe aktualisht, tha Andonovski, numri ka arritur në 195.000 përdorues, që do të thotë se për një vit, një vit e dy ose tre muaj, kemi një dyfishim të numrit të përdoruesve në portal.