Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, kërkoi në samitin global për inteligjencën artificiale në Seul që qeveritë të sigurojnë qasje falas në mjetet e dobishme të IA-së, veçanërisht në arsim, zhvillimin e aftësive dhe shërbimet publike.
Ai paralajmëroi se kostot e teknologjisë mund të thellojnë pabarazitë mes shteteve të pasura dhe ekonomive në zhvillim, si dhe mes qytetarëve me të ardhura të ndryshme.
Sipas tij, talenti ekziston kudo, por jo të gjithë kanë mundësi të barabarta për të përfituar nga inteligjenca artificiale. Si zgjidhje, ai propozoi përdorimin e përbashkët të burimeve teknologjike, qasjen rajonale dhe programe kombëtare zhvillimi.





