Vetëdija publike për sigurinë në komunikacion është në nivel më të lartë, por megjithatë nevojitet shumë më tepër, porositi zëdhënësi i Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugor(KRSKRR), Dejan Andonoviq, duke sqaruar se komunikacioni po rritet shumë më shpejtë, se sa kultura dhe vetëdija për pasojat nga pakujdesia.
Në prag të defilesë së quajtur “Unë kam kujdes dhe drejtoj automjetin në mënyrë të sigurt” e cila do të mbahet nesër me fillim prej orës 11:00, Andonoviq në deklaratë pë AIM thekson se numri i ulur i viktimave në komunikacion aludon se vetëdija është gjithnjë e më e madhe, por vlerëson se kjo nuk është e mjaftueshme.
Shton se interesi për pjesëmarrje po rritet, që sipas tij është tregues i mirë, sepse ngjarjet e këtilla e cekin nevojën për respektim të shenjave dhe rregullave në komunikacion.






