Real Madridi e ka nisur rehat sezonin, duke shënuar dy fitore në udhëtim ndaj Athletic Bilbao dhe Almeria, por një nga gjërat që ka rënë në sy në të dyja fitoret është mungesa krahasuese e agresionit në krahasim me sezonin e kaluar.
Vinicius Junior u abuzua vazhdimisht në mënyrë racore sezonin e kaluar në ndeshjet jashtë shtëpisë, dhe kur nuk ishte, u bë në qendër të vëmendjes si për tifozët ashtu edhe për lojtarët pasi këta të fundit përpiqeshin ta rrëzonin atë.
Duke folur për Radio TV Serie A, menaxheri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u pyet për racizmin në Spanjë dhe aty ndërlidhi situatën e yllit brazilian.
“Nuk mund të jetosh me këtë problem, duhet të përpiqesh ta eliminosh. Më duhet të them se në ndeshjet e para që luajtëm, atmosfera rreth Vinicius Jr u përmirësua dhe nuk pati asnjë lloj fyerjeje”, ka thënë fillimisht Ancelotti.