Analizë: Emërimi i ndërmjetësuesve nga SHBA e Britania, shuplakë për BE’në, që po dobëson e zbehë diplomacinë

Fejzi Hajdari

Ballkani në përgjithësi sidomos Ballkani Perëndimor, sërish po kthehet në fokusin e Fuqive të mëdha gjeostrategjike botërore, nëse ndonjëherë edhe ka pushuar të jetë. Një gjë të tillë e ka përforcuar, caktimi britaniku Stjuart Pich për përfaqësues special për këtë pjesë të Evropës.
-Cfarë do të thotë kjo për Evropën gjegjësisht për Hartën Evropiane?
-Cfarë do të thotë ky potez i Britanisë së Madhe?
Emërimi i përfaqësuesit special të Baritanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor, duhet shikohet në kontekst të Brexit, vendimit të Britanisë për të dal nga Familja e Madhe Evropiane-Bashkimi Evropian (BE), ndërkohë që pwrpiqet ta ruaj rolin e ndikimit të madh në zhvillimet politike të Evropës, respektivisht Ballkanit Perëndimor.
Me pak fjalë, kjo do të thotë: Britania të jetë e pranishme atje ku preken dhe janë interest e Britanisë. Britania e Madhe këtë rol do të përpiqet ta luaj edhe me SHBAtë, gjë e cila tani do të jetë e mundur, ndërkohë që nuk ishte e mundur në kohën e presidentit Tramp, i cili, si të thuash, ishte tërhequr nga politika botërore.
Pra, këtë veprim britanik duhet shikuar nga prizmi dhe porosia, se ky shtet akoma është i interesuar për ta luajtur këtë rol.
Çështja tjetër që imponohet me këtë rast është: Sa është reale një gjë e tillë ose më saktë sa është në harmoni me mundësitë e Britanisë në rrethanat e sotme?
Një gjë që është e sigurtë se ardhja (emërimi) edhe i një përfaqësuesi special nga Britania për cështjen e Ballkanit, në masë të madhe e zbehë dhe dobëson rolin e BE-së në Ballkan.
-Pse?
Sepse, me këtë po dëshmohet se ekziston një nevojë e madhe për ndërmjetësues ndërkombëtarë (përfaqësues special). Sot numërojmë 5-6 të tillë, që paraqet numër shumë të madh për një rajon relativisht të vogël si Ballkani Perëndimor. Por, para së gjithash flet dhe dëshmon për dobësimin e BE-së, e cila gjithnjë e më tepër po dëshmohet si mbikëqyrës i zhvillimeve politike në këtë rajon, ndërkohë që BE-ja gjithashtu do të duhej të ishte “lojtari kyç” në këto zhvillime alarmuese me pasoja të paparashikueshme për rajonin dhe më gjërë.
Ideja për Përfaqësues special ishte propozuar pikërisht nga Joe Baiden që në vitin 2015, të cilën Serbia në krye me Vuciq, e kishte rezufuar në mënyrë kategorike dhe bllokuar në vitin 2016. Të njëjtën ide të gjithë shtetet tjera të rajonit dhe BE-së e kishin përqafuar.
Përforcimi i rolit të Britanisë në rajon, sidomos me lidhjen e fuqishme me Australinë dhe sidomos me SHBAtë, do ta nxjerr gatise në gjysmëOUT dhe do ta vë në pikëpyetje të madhe, rolin e përfaqësuesit të BE’së për rajonin në fjalë Miroslav Lajçak, gjegjësisht rolin e BE-së. Kjo e fundit tani duhet të mendoj mirë e esull.
Gjithsesi se SHBA-të dhe Britania me të dërguarit e tyre special Pich dhe Eskobar, do të korrdinojnë (bashkërendojnë) të gjitha aktivitetet në këtë drejtim, prandaj BE-së – Brukselit zyrtar, s’i mbetet asgjë përvec se të mendoj mirëfilli dhe të harmonizojë qëndrimet dhe veprimet me këto dy diplomaci të këtyre superfuqive botërore. Rrjedhimisht para BE-së, do të imponohet një pyetje e ngutshme se: Cili është i dërguari i tyre special?
Emërimi i të dërguar special Stjuart Pich, e përforcon ndikimin e NATO-së ne Ballkan
-Kush është Sjtuart Pich dhe për cilin diplomat bëhet fjalë?
Pich po e merr rolin e të dërguarit special pasiqë gjatë këtij viti ishte dorëhequr në roli e udhëheqësit të Komutetit Ushtarak të NATO-së, gjë të cilën e kishte udhëhequr që nga viti 2018. Zoti Pich poashtu ka shërbyer shef i Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë së Madhe. Dmth bëhet fjalë për një të dërguar që është i pajisur me shprehi ushtarake dhe me eksperiencë të gjatë.
Gjithsesi kjo edhe nuk paraqet ndonjë habi të madhe, nëse kihet parasysh se Britania në të shumtën e rasteve në pozicione (misione) të tillë, emëron kuadro që janë si të thuhet të profilit protokollar, por që në esencë (thelb) ata kanë kryer me sukses një mision ose detyrë të caktuar nga shtetit në diplomaci ose armatë.
Prandaj, caktimi i një personaliteti të tillë në cilësinë e të dërguarit special nuk lidhet vetëm me Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën respektivisht Serbinë, por, ka të bëjë edhe me turrin (hovin) realo-diplomatic, por edhe praninë e Rusisë në Ballkan.
Mirefilli dihet se Britania dhe Rusia, janë rivalë tradicionalë që nga koha e luftës për Krimenë, pastaj kanë kaluar periudha-periudha nëpër marrëdhënie të mira dhe jo të mira.
Pra me pak fjalë, Britania po pozicionohet në Ballkan, me një selam të qartë për Rusinë: Këtu ndikimi i jonë, SHBA-ve dhe BE-së, është i pakontestueshëm. Cdo futje eventuale e Rusisë në këtë rajon, do të kishte pasojë më të mëdha dhe pariparueshme për vet Rusinë!
Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Britanisë së Madhe, janë shumë më komplekse se sa ato me SHBA’të. Në këto rrethana të sotme, Moska diplomatike, thotë se Britania e Madhe nuk është më fuqi si dikur, ose sic është sot SHBA dhe Kina, por gjithsesi analistët ushtarakë dhe politikë nga Moska, thonë se megjithatë “Britania është një kundërshtar shumë e paparashikueshëm”.
Nga ana tjetër, Britani tek Moska sheh lojtarin e rresikshëm i cili po e “shkel Rendin liberal botëror” në vecanti ne rajonin e Ballkanit, por edhe nuk po i respekton “të drejtat e njeriut”.
Prandaj, duke i parë të gjitha këto ‘investime” nga ShBA’të, Britania dhe BE-ja, Beogradi zyrtar ka filluar të “dridhet” nga nje skuadër e tillë superdiplomatësh, rrjedhimisht jo pak po “dridhen”edhe ca diplomatë europianë që kanë një simpati dhe qëndrim të butë ndaj Serbisë.
Kreu i Ekzekutivit Britanik Boris Johnson, kohë më parë deklaroi se Ballkani Perëndimor po përballet me rrezikun dhe kërcënimin më të madh për stabilitetin dhe sigurinë, gjatë 20 viteve të fundit. “Emërimi i sir Stjuart Pich dhe përvoja e tij e madhe, do të kontribuojë për stabilitetin dhe ruajtjen e paqes, por edhe promovimin e vlerave euroatlantike”, ka thënë kryeministri britanik Johnson.
-Për cila kërcënime bëhet fjalë këtu. Cilat kërcënime konkretisht i përmend kryeministri Britanik. A bëhet fjale këtu për Kosoven apo Bosnjë Hercegovinën ose të gjitha në një pako?
Nëse shikohet reagimi i parë i liderit të sërbëve të Bosnjës Milorad Dodik, i cili menjëherë pas emërimit e “sulmoi” deklarativisht zotin Pich, atëherë në mënyrë automatike focusi do duhet drejtuar tek ky “rebel i padëgjuehsëm i Bosnjës!”, i cili me sjelljet e tij të pamatura ka ngritur tensionet deri në praglufte në Bosnjë. Dodik menjëherë pas emërimit tha se “Stjuart Pich nuk ka legjitimitet për të qenë
ndërmjetësues për shkak se e ka udhëhequr fushatën e bombardimeve të NATO-së ndaj Serbisë në vitin 1999”. I gjori Dodik tregohet shumë i tensionuar por mbi të gjitha tregohet shume naiv kur mendon se s’ka legjitimitet. Nuk e din i gjori se pikërisht për këtë, ata (Britanikët dhe Amerikanët) e kanë caktuar Stjuart Pichin, pra që edhe njëherë t’i tregoj Dodikut se nëse nuk vepron dhe silless sipas urdhërave tona, “prapë do t’ju bombardojmë”!
Prandaj porosia e SHBA’ve dhe sidomos Britanisë, për Dodikun do të jetë: Ndaloni hovin e cmendur sepse përndryshe ne jemi ata të moçmit!
E dini pse e mendoj dhe them këtë?
Sepse e gjithë kjo situatë tensionuese në rajonin e Ballkanit perëndimor është pasojë e “lazdrimit” dhe sjelljes foshnjarake të Dodikut, i cili mbështetjen me të madhe e ka të Beogradi zyrtar, por edhe te Moska.
Budallakitë e tij të tipit “do të formojmë ushtrinë tonë”, “nuk do t’i respektojnë ligjet e Bosnjë Hercegovinës”, “Do të ndahemi nga Bosnja”… pastaj hyrja e xhandarmerisë serbe në territorin e Kosoves, Maqedonisë së veriut, Malit të Zi…, si duket e mbushën kupën e SHBA’ve dhe Britanikëve. Është afër mendësh se të gjitha këto provokime janë ndaj NATO’së, por të cilat ne thelb i stimulon dhe i mbështet edhe Moska.
Analistët nga Londra dhe Uashingtoni thonë se rrethanat e tanishme imponojnë një Prerje të përhershme të Serbise dhe tipave të Dodikëve, nga Rusia dhe qarqet antiperëndimore.
Prandaj dhe Pich u zgjodh për të dërguar special, sepse ai më shumë asocon në NATO dhe duke qenë i tillë, përcjell mesazhe jo fortë të qeta për Dodikun, Vuciqin dhe Rusinë në rajon.
Qëllimi permanent i Rusisë në Ballkan, ka qenë që ky rajon të jetë i destabilizuar, nën tensione të përhershme, me qëllim që BE’ja të paraqitet si e paaftë për këtë rajon. Pastaj që NATO të tregohej e paaftë ta mbrojë Malin e Zi si anetare e NATO’se, dhe sidomos Kosovën nëpërmjet kërcënimeve që vinin nga Ushtria e Aleksandër Vuciqit.
Që të rumbullakojmë: SHBA’të dhe Britania me emërimin e të dërguarve të tyre në Ballkan Eskobar dhe Pich, duan t’i bëjnë me dije Europës se nuk është e aftë për të menaxhuar situate të këtilla tensionuese në praglufte, dhe, duke qenë e tillë, duhet detyrimisht “të dëgjojë” këshillat e të fuqishmëve dhe t’i harmonizojë qëndrimet më SHBA’të dhe Britaninë, dhe jo të njëjtat të ndikohen nga vullneti i disa diplomatëve evropianë, të tipit Borell, Varheji, Lajcak…, që lënë përshtypjen se janë kryekëput proSerbisë, proDodikut, të ndikuara nga Rusia, dhe shumë pak proEvropiane dhe proPerëndimore në përgjithësi.