Analisti serb: Krahasimi i Kurtit me Millosheviqin nuk është fer dhe nuk është korrekt

Analisti Branislav Kërstiq, thotë se krahasimi i kryeministrit Kurti me Millosheviqin është i padrejtë, raporton GazetaBlic.Kërstiq e ka quajtuar, Millosheviqin lider me elemente ultra nacionalise dhe një turp të vërtetë.

“Nuk është fer me përkrah një lider që ka elemente ultra nacionaliste, me një turp siç ishte Millosheviqi. Krahasimi i Kurtit me Millosheviqin nuk është fer dhe nuk është korrekt”, tha Kërstiq.

Krahas kësaj, Kërstiq ka kritikuar Njësinë Speciale të Kosovës për qasjen e tyre ndaj serbëve të veriut, ku thotë se shumë shpesh po reagojnë më keq se policët e Millosheviqit

“Ne e kemi njesinë speciale afër kufirit me Serbi, kemi lajme nga serbët e veriut, që nganjëherë ata po reagojnë edhe më keq se policët e Millosheviqit,”, tha Kërstiq në Politiko.