Analisti që ishte kundër Vetëvendosjes në Kosovë, tani sulmon Zijadin Selën dhe Afrim Gashin

Analisti gjysëmanonim kosovar, Valon Syla, i cili paraqitej me qëndrime kundër Vetëvendosjes së Albin Kurtit, tani ka dalë me qëndrim kundër Aleances për Shqiptarët dhe Alternativës. Sipas tij, Ziadin Sela në vend se ta orienton popullin shqiptarë drejt rrugës së Arbën Xhaferit, ai sipas tij ka shkuar përtej kësaj rruge.

“Tragjike është kur e sheh qiftin e Zijadin Selës si pretendet i ‘Rrugës së Arbën Xhaferit’, shikon të gjejë aleancë me xhonturqit e vonuar të Maqedonisë, me manifeste politike islamike alla ‘xhemijeti’ në kërkim të shpëtimit politik… Për Alternativën dihet, por Sela po na shokon neve shqiptarëve përtej kufijve të Maqedonisë”, vlerëson Syla.