Asnjë koment nga portalet dhe adhuruesit e Edi Ramës në lidhje me kolumnën e tij të përbashkët me Vuçiqin.
Pse Edi Rama bashkë me Vuçiqin kërkojnë që të anëtarësohen në BE me të drejta të kufizuara e jo si anëtare të plota?! A nuk ishte premtimi që Shqipëria do të anëtarësohet si anëtare e plotë deri në vitin 2028.
Teksa adhuruesit e Ramës po heshtin, unë personalisht mendoj se kolumna e përbashkët ishte e shkruar me të vetmin qëllim që Serbia të mos izolohet në rrugëtimin drejt BE-së.
Ndryshe nga Shqipëria, Mali i Zi ka hedhur poshtë mundësinë e anëtarësimit me të drejta të kufizuara.
*Status fejsbuku i analistit Florian Nesimi





