Ana Ejupi dhe Kevin Edmond flasin për lidhjen e tyre: Jemi shumë të lumtur

Dashuria që nisi brenda mureve të Big Brother VIP Kosova 3 tashmë po lulëzon jashtë shtëpisë së famshme.

Ana Ejupi dhe Kevin Edmond, një nga çiftet më të përfolur të këtij edicioni, ishin të ftuar këtë të shtunë në emisionin “Weekend”, ku folën hapur për marrëdhënien e tyre dhe planet e përbashkëta.

Ana nuk e fshehu aspak lumturinë që ndien, duke e cilësuar lidhjen e tyre si zgjidhjen më të mirë që mund të bënin.

 Ana dhe KeviniFoto: YouTube

“Për gjithçka jemi shumë të lumtur të dytë, çdo gjë që e kem kaluar, kthimi i tij në Kosovë, krejt besoj që janë zgjidhje të mira. Nëse edhe mua më ish dashur të shkoja me jetu në Suedi për të, unë e kisha bërë”.

Megjithatë, zeshkania theksoi se vendimi i Kevinit për t’u kthyer nuk ishte vetëm për hir të saj.

“Normal lidhja jonë e luan një aspekt tepër të madh në vendimin e tij, por edhe ai ka dashur me çel një dritare të re të jetës së tij, shtoi mes tjerash.

Nga ana tjetër, edhe Kevini e konfirmoi këtë, duke theksuar se ndihet shumë i qetë dhe i plotësuar me jetën e re në Kosovë.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë që jam kthyer në Kosovë, e jetën po e vazhdoj me dashurinë time”.

Me këto deklarata, çifti tregoi edhe një herë se lidhja e tyre ka marrë hov serioz dhe është kthyer në një histori të fortë dashurie, duke fituar edhe më shumë zemrat e publikut.