Ana e shëmtuar e triumfit – trazira pas titullit të Liverpulit, ka të lënduar

– Të enjten ekipi i Liverpulit zyrtarisht u bë kampioni i ri i Anglisë. Ky është titulli i parë për ekipin nga Mersisajd pas 30 viteve. Fansat e ekipit mbarë botën ishin në eufori të madhe.
Për fat të keq, u mësua se një person është goditur me thikë, ndërsa dhjetëra janë lënduar gjatë kaosit të mbrëmshëm në qytetin Liverpul, si rezultat i festave. Ndërkohë, policia ka arrestuar tifozë të ekipit për shkak të trazirave.
Përveç kësaj, njëra prej ndërtesave historike është djegur.
Festimet në rrugët e Liverpulit ishin relativisht të qeta, por gjatë natës shpërthyen trazira në rrugët bregdetare. Kjo solli deri në lëndim të shumë personave. Policia tenton të vendos kontroll, por përjeton vështirësi në
procedurat e tyre.
Ndërtesa e djegur është një prej simboleve të qytetit. Ajo është e njohur si ndërtesa Liver. Esenca mitologjike është pjesë e kurrizit të qytetit dhe është e pranishme në emblemën e klubit.mia