Mes së gjithash, Ami është pyetur nga vajzat nëse do të bëjë një dasmë të dytë me Ermalin dhe se çfarë do të ndryshonte nëse realizonte dasmën e saj tani.
Ami ka treguar se para 11 vitesh ka bërë një dasmë me miqtë e saj dhe një me familjarët, nga e cila nuk do të ndryshonte asgjë.
Por ama, ka një ide që të bëjnë një dasmë të dytë në 15 vjetorin e martesës së tyre sepse tashmë i pëlqen fakti që pjesëmarrësish do të jenë edhe fëmijët e tyre më të rritur.
Epo, mesa duket tani na duhet të presim sepse brenda pak vitesh do të kemi një dasmë të dytë.