Ambulance në Kozle e lënë në harresë

Për më shumë se 50 vite me radhë, shteti nuk ka investuar në Ambulancën në Kozle. Objekti I kësaj ambulance është në gjendje të rëndë infrastrukturore. Nga jashtë ajo nuk I ngjan aspak një institucioni primar shëndetësor. Muret e vjetruara e të mykura, kurse shumë dritare janë thyer e më nuk janë vendosur të reja.

Në këtë ambulancë punojnë 5 mjekë të cilët kanë ordinanca me koncesion, e që kryejnë shërbime stomatologjike, të përgjithshme dhe pediatrie. Brenda ordinancave, mjekët kanë investuar në pjesën ku i kryejnë shërbimet mjekësore specialistike megjithatë kjo nuk e përmirëson gjendjen e përgjithshme të objektit.

Qytetarët që takuam ishin dhjetëra vite pacientë të ambulancës. Për shkak të kushteve të rënda dhe ikjen e mjekëve nga ai objekt, ata ishin transferuar nëpër ambulance të tjera.

“ Që nga tërmeti ai objekt ekziston është e lënë pas dore 100%. Ajo duhet rrënjësisht të pastrohet e gjitha. Nga tërmeti ajo është bërë për 4-5 vite ndërsa kjo mbeti 50 vjet jo vetëm kjo por në të gjitha vendbanime. Shihni se si janë dyert, dritaret nga gjitha anët dalin minj. 3:40 Të gjithë këta gjëra që po ndodhin janë si rezultat që politikanët vendosin njerëzit e tyre nëpër vende pune, filluar nga mjeku amë”.

“ Është e vjetër, duhet të investohet dhe të ndërtohet e re. 5:21 Kushtet janë të këqija patjetër të rregullohet”.

“ Ajo është rrënuar më, megjithatë ajo është ajo kujt do i ankohesh? Kush do dëgjojë? 6:04 Afër katastrofales janë kushtet. Mund edhe të ndërtohet objekt i ri, mund edhe të rinovohet.

Nga Shtëpia e Shëndetit në Shkup e cila i ka nën kompetenca ambulancat Brenda kryeqytetit thonë se gjatë periudhës që vjen planifikojnë rindërtimin e të gjithave ambulancave të cilat janë në gjendje të rëndë.

Shtëpia e Shëndetit, Shkup

“Gjatë periudhës që vjen do të rindërtojmë shumicën e ambulancave në kryeqytet. Në gusht do të bëhet ndërtimi i ri i Ambulancës në Gjorçe Petrov, Butel dhe Lisiçe. Pasi të mbarojë ndërtimi i tyre fillon faza e dytë ku do ndërtohen ambulanca e Kozles, Karposhit dhe Autokomandës. Ndërtimi do jetë modular dhe parashihet të përfundojë brenda 2 muajve. Në fillim të muajit korrik do fillojmë me dislokimin e koncesionerëve që t’i lirojmë objektet. Për momentin jemi duke kërkuar zgjidhje se ku do t’i dislokojmë”.

Në gjithë territorin e Shkupit gjithsej janë mbi 40 ambulanca të cilat janë nën kompetenca të Shtëpisë së Shëndetit. Ky institucion gjithsej menaxhon me 65 institucione shëndetësore ku 11 prej tyre janë poliklinika./Alsat