Vila e futbollistit më të madh të të gjitha kohërave, Lionel Messi, në Ibiza, ishte shënjestër e vandalëve, pra aktivistëve klimatik që e shkatërruan atë.
Mediat britanike e quajtën grupin ‘Futuro Vegetal’ një “eko-mafia”, dhe ata vetë publikuan një video ku shfaqeshin dy nga anëtarët e tyre duke qëndruar para një vile duke mbajtur një pankartë ku shkruhej: “Ndihmoni planetin – hani të pasurit. – shfuqizoni policinë”.
Aktivistët kanë spërkatur me bojë kuq e zi fasadën e bardhë të vilës së Messit dhe këtë e kanë bërë të ditur edhe në rrjetin social X.
🚨🚨| Lionel Messi’s villa was VANDALIZED by environmental activists in Spain 😳🇪🇦
The walls were smeared with black and red paint, along with a message:
“Help the planet. Eat the rich. Abolish the police.” pic.twitter.com/wfmYsAbEaN
— CentreGoals. (@centregoals) August 6, 2024
“E kemi hedhur në plehra vilën e Messit në Ibiza. Vila është një ndërtim pa leje që futbollisti e ka blerë për shumën e pabesueshme prej 10 milionë eurosh”, shkruan një grup aktivistësh.
“Ndërsa krahu i djathtë ekstrem fajëson emigrantët për krizën dhe tregon dhunë ekstreme ndaj tyre, njerëzit si ne që luftojmë për një botë më të mirë e kuptojnë qartë se problemi është pabarazia sociale”, shtuan ata, duke akuzuar të pasurit se nuk reagojnë ndaj ndryshimeve klimatike.
‘Futuro Vegetal’ citoi gjithashtu një raport të Oxfam të vitit 2023, i cili tregoi se një për qind e popullsisë më të pasur të botës gjeneroi të njëjtën sasi të emetimeve të karbonit në 2019 si dy të tretat më të varfër të njerëzimit.
Mientras esto sucede, solo en Baleares han muerto entre 2 y 4 personas como consecuencia directa de la ola de calor 🥵
El 1% más rico de la población es responsable de la misma cantidad de emisiones de carbono que los dos tercios más pobres 🛩️ pic.twitter.com/297dnZzWMa
— FuturoVegetal🍒 (@FuturoVegetal) August 6, 2024