Ambasadorja Kim: SHBA ka shpallur katër persona “non grata” në Shqipëri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka sqaruar deklaratë e saj të sotme drejtuar kandidatëve në zgjedhjet e pjesshme vendore në Shqipëri duke shtuar se SHBA ka shpallur “non grata” katër persona në Shqipëri.

Kujtojmë se të shpallur publikisht “non grata” nga SHBA janë: ish kryeministri, Sali Berisha, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe ish prokurori Ardiatik Llalla.

 

“Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)”, ka thënë Kim në Twitter. /Telegrafi/