Vendimi i Komitetit për Trashëgiminë Botërore Natyrore dhe Kulturore të UNESKO –s dhe të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga Komuna e Ohrit për të ruajtur aspektet unike të rajonit të Ohrit u diskutuan në takimin e kryetarit të Ohrit Konstantin Georgieski dhe ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë Anke Hollshtajn, e cila e vizitoi Ohrin.
Në takim, ambasadorja e përshëndeti angazhimin dhe përpjekjet e kryetarit të komunës Georgieski për të përmbushur rekomandimet e UNESKO -s dhe sundimin e ligjit, dhe u njoh me planet e komunës së Ohrit për rregullimin dhe menaxhimin e brigjeve të Liqenit të Ohrit, si dhe të gjitha aktivitetet e ardhshme të ndërmerren gjatë periudhës së ardhshme për të përmbushur rekomandimet.
Bashkëbiseduesit iu referuan gjithashtu temave të zhvillimit të turizmit dhe promovimit të Ohrit si një destinacion tërheqës turistik, si dhe situatën aktuale epidemiologjike me krizën kovid, e cila ndikoi ndjeshëm në këtë sektor ekonomik. Gjithashtu u diskutua për ruajtjen e mjedisit, mbrojtjen e “Studeniçishko Blatos” dhe gjendjen e sistemit të kolektorëve të Liqenit të Ohrit. Kryetari Georgieski dhe ambasadorja diskutuan gjithashtu mundësitë për bashkëpunim në pjesën e përgatitjes së projekteve dhe ofrimit të mbështetjes financiare për ndërtimin e impianteve të trajtimit në Trpejcë dhe Lubanishtë.
Një pjesë e bisedës iu kushtua zhvillimit ekonomik lokal dhe kontributit të investimeve gjermane në pjesën e hapjes së vendeve të reja të punës dhe ngritjes së standardit të jetesës në Ohër. Ambasadorja e theksoi interesin e investitorëve gjermanë për të investuar dhe hapur hapësirat e reja të prodhimit në vend.