Ambasadorja Efremova ia dorëzoi letrat kredenciale Papa Françeskut

Ambasadorja e e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Marija Efremova ia dorëzoi letrat kredenciale Papa Françeskut me të cilat emërohet si ambasadore e jashtëzakonshme dhe e plotfuqishme pranë Selisë së Shenjtë, me seli në Vatikan.

Pas ceremonisë së pritjes dhe përshëndetjes solemne me Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ambasadorja Efremova ia dorëzoi letrat kredenciale dhe i përcolli përshëndetjen nga presidenti Stevo Pendarovski dhe nga përfaqësuesit e kreut shtetëror. Më pas vijoi këmbim i zakonshëm i dhuratave dhe menjëherë më pas edhe audiencë private e ambasadores Efremova me Papa Françeskon, ku u diskutuan temat aktuale në marrëdhëniet bilaterale, ngjarjet në rajon dhe çështje tjera aktuale.

Sipas protokollit të Vatikanit, ambasadorja Efremova, në ceremoninë solemne në Pallatin apostolik në Vatikan u shoqërua nga familja, bashkëshorti dr.Dimitar Efremov dhe djali dr.Kristian Efremov, si dhe nga të punësuarit në ambasadë, sekretari i parë Aleksandar Spirovski dhe asistentja Tamara Kavrakova.