Ambasadorja Byrnes dhe kryetari Ganiu përuruan Sheshin “Woodrow Wilson” në Komunën e Çairit

Si vazhdë e binjakëzimit me Qytetin Staunton të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot në Komunën e Çairit u përurua Sheshi që bartë emrin e presidentit të 28-të amerikan Woodrow Wilson. Përurimin e sheshit e bënë ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kate M Byrnes dhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.