Ambasadorja Bërns vizitë në ISHP, “Presim që të kemi bashkëpunim të mirë me Qeverinë e re”

Ambasadorja e SHBA-ve, Kejt Bërns së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipce, vizituan sot Institutin për Shëndet Publik. Ambasadorja Bërns tha se bashkëpunimi në mes dy vendeve SHBA-ve dhe Maqedonisë është shumë i rëndësishëm dhe se po presin që të bashkëpunojnë me Qeverinë e re në luftën kundër Covid-19. Ministri i shëndetësisë Filipçe falënderoi SHBA-të për ndihmën e dhënë gjatë pandemisë dhe falënderoi të gjithë punonjësit e Institutit për Shëndet Publik për punë e palodhshme që kanë bërë gjatë këtyre muajve.

“Partneriteti në mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut është shumë i rëndësishëm dhe shumë i fuqishëm. Presim që edhe më tutje të bashkëpunojmë më Qeverinë e re kur të formohet që të vazhdojmë me agjendën që ne kemi për euro integrimet tuaja, për bashkëpunim më të fuqishëm ndërmjet dy vendeve tona, në këtë rast për të punuar së bashku për të luftuar pandeminë globale”, deklaroi Kejt Bërns, ambasadore e SHBA-së.

“Që nga fillimi i pandemisë kemi marrë nëpërmjet ambasadës së SHBA-së kemi marrë ndihmë të madhe, njëherë me materiale dhe mjete mbrojtëse, mjete mjekësore për Klinikën Infektive dhe mjete specifike mbrojtëse për Gjinekologjinë me çka SHBA kanë vërtetuar se janë partneri ynë më serioz dhe strategjik jo vetëm në sektorët e tjerë por edhe në shëndetësi”, u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.