Ambasadorja Bërns takon Shahpaskën

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot mbajti takim me ambasadoren e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut Kejt Mari Bërns, në të cilën sërish ishte riafirmuar nevoja për bashkëpunim të afërt të mëtutjeshëm në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë së Maqedonisë, veçanërisht në pjesën e inkluzivitetit dhe barazisë, kumtuan nga MPPS.

Ministrja Shahpaska ka shprehur falënderim deri te SHBA-ja për mbështetjen që na e jep nga pavarësia deri më sot, veçanërisht në pjesën e procesit euroatlantik dhe anëtarësimin tonë në NATO si vendi i 30-të anëtar.
– Advertisement –

Ajo theksoi se si ministre e Punës dhe Politikës Sociale ka shumë prioritete në të cilat do të fokusohet në periudhën e ardhshme.

“Intensivisht do të punojmë me kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, me grupet e varfëra dhe të margjinalizuara, me rininë…Menjëherë pas ndërmarrjes së funksionit, në javën e parë e propozuam Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm shumë shpejtë të miratohet. Punojmë në vendime ligjore për parandalim të dhunës mbi gratë, barazinë gjinore e kemi lartë në agjendë, fuqishëm jemi të përkushtuar në reformën sociale, veçanërisht në pjesën e decentralizimit të shërbimeve sociale dhe deinstitucionalizimit. Do të sigurojmë edhe dialog thelbësor për ndryshim të rregullores për marrëdhënie pune i cili do të jetë vendim ligjor bashkëkohor i sjellur në bazë të debatit të gjërë”, ka potencuar ministrja Shahpaska.
– Advertisement –

Ambasadorja Bërnz ka shprehur kënaqësi që për një kohë aq të shkurtër Propozim-ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi është lëshuar në procedurë dhe ka shfaqur shpresë se Kuvendi i Maqedonisë do ta votojë sa më shpejtë që është e mundur.

Ambasadorja Bërnz ka theksuar edhe se tani Maqedonia e Veriut, SHBA-ja janë aleatë të NATO-s dhe se ka kushte që bashkëpunimi i ndërsjellë të përparohet.
– Advertisement –

Në mbledhje është theksuar se në pjesën e bashkëpunimit të ndërsjellë, në periudhën e ardhshme, do të përkushtohet vëmendje e veçantë në luftën kundër korrupsionit, politikave për rini të cilat vlejnë mbajtje të rinisë në vend dhe hapje të perspektivave të reja për to, si dhe në pjesën e rritjes ekonomike.

Të dy bashkëbisedueset u pajtuan se në periudhën e ardhshme shohin sfida të njëjta dhe fusha të njëjta në të cilat munden të bashkëpunojnë të dy vendet, veçanërisht në pjesën e mbështetjes që është e domosdoshme për Maqedoninë e Veriut, me qëllim të vetëm të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm dhe përparim.