Ambasadori rus në Maqedoni: Po punohet që të arrijnë dozat tjera nga vaksina Sputnik V

Ambasadori i Rusisë Sergej Bazdnikin deklaroi se Marrëveshja e nënshkruar nga ana e Fondit rus për investime të drejtpërdrejta dhe e Ministrisë së Shëndetësisë do të respektohet. Më tej nuk dha datë se kur saktë do të vijnë vaksinat nga Rusia, por theksoi se nga Maqedoni tashmë janë porositur 6000 doza. Ambasadori rus nënvizoi se vaksina Sputnik V është absolutisht e sigurt, efikasiteti i është mbi 90%, ndërsa është 100 përqind në parandalimin e ndërlikimeve të koronavirusit.

“Marrëveshja parasheh sigurim të 200 000 vaksinave nga vaksina Sputnik V, që është për imunizimin e 100 000 personave. Deri sot janë porositur 6 000 doza, 3 000 nga secila komponentë. Për momentin po punohet për porositjen e sasive të tjera. Pala ruse do ti plotësoj të gjitha obligimet e saja nga Marrëveshja që të siguroj vaksinat e porositura nga vendi juaj”, ka deklaruar ambasadori rus Sergej Bazdnikin.