Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka mohuar se Beogradi është përgjegjës për ngritjen e tensioneve në Ballkan. Ajo ka ardhur si reagim për letrën e dërguar te administrata amerikane nga përfaqësuesit e shoqatave të shqiptarëve, malazezëve dhe boshanjkëve në SHBA, raporton Zëri i Amerikës, transmeton Klankosova.tv. “Mendoj që Serbia nuk është përgjegjëse për tensionet politike dhe keqkuptimet në rajon”, është shprehur Gjuriq. “Sot Serbia me të vërtetë dëshiron që të dalë nga matrica e konflikteve ndërshtetërore dhe ndëretnike. Ky është interes yni vital”.

Kjo këngë u pëlqye që nga sekuencat e para të publikuara nga Butrinti në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

 

Butrinti e solli  “Kuku” me stil shumë e me një videoklip ndryshe se sa jemi mësuar ta shohim deri tani dhe duket se adhuruesit e muzikës së tij e kanë pëlqyer këtë ndryshim.

Kjo këngë tashmë ka marrë afro 4 milionë klikime dhe Butrinti duket i lumtur për këtë fakt.