Ambasadori i parë i Shqipërisë në Maqedoni publikon librin interesant “Një diplomat i Tiranës në Shkup”

Këto ditë doli nga shtypi libri i ambasadorit shqiptar Leonidha Mërtiri “Një diplomat i Tiranës në Shkup”. Libri është mbështetur në ditarin e tij gjatë periudhës njëvjeçare, kur ai ka ushtruar detyrën e Përfaqësuesit Diplomatik të Shqipërisë në Republikën e Maqedonisësë Veriut. Libri është një dëshmi nga procesi i ndarjes së Maqedonisë nga ishJugosllavia, nëfillimet e shtetit të pavarur kur i duhej të ndeshej me vështirësi të ndryshme. Aty paraqiten ulje-ngritjet në marrëdhëniet midis dy vendeve, Shqipëri-Maqedoni,qëndrimet paragjykuese ndaj komunitetit shqiptar, përpjekjet e politikanëve shqiptar dhe sidomos të faktorit ndërkombëtar për t’i kapërcyer ato. Këto dhe të tjera jepen me realizëm, edhe pse për një periudhë të shkuar, që brezat e sotëm dhe ata që do të vinë të dinë sadopak prej tyre, se rrugëtimi i marrëdhënieve dypalëshe nuk ka qënë i lehtë dhe pa hije, larguar ejtjes dhe nacionalizmave.
Një të veçantë në librin diplomatik të Leonidha Mërtirit zënë intelektualët dhe politikanë të shquar shqiptarë në Maqedoni dhe Kosovë, me kontribute të veçanta, njerëz të thjeshtë, për të cilët autori flet me dashuri.
Libri, siç e karakterizon në parathënie, diplomati dhe poeti i shquarIlirian Zhupa, pasuron bibliotekën diplomatike, duke u bërë një guidë dhe gurthemeli në marrëdhëniet midis dyvendeve dhe më gjerë. Ai mbyllet me një shkrim-analizë që i bëhet atij nga politologu i njohur nga Prishtina, RamushTahiri.