Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, së bashku me Prorektorin për
Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu e pritën në një takim ambasadorin e Japonisë,
ekselencën e tij Kazuya Otsuka. Fillimisht, Rektori Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, në emër të tij dhe të
Universitetit e falënderoi ambasadorin Kazuya Otsuka për kohën që ka ndarë për të qenë sot në hapësirat e
Universitetit tonë.
Më pas, ai në pika të shkurtra bëri një prezantim të rrugëtimit të Universitetit të Tetovës, që nga
themelimi në vitin 1994 e deri te zhvillimet e ditëve të sotme. Ndër të tjera, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, tha
se pas të gjitha sfidave dhe konsolidimit të plotë, Universiteti ynë tani më ka krijuar bashkëpunime me
shumë universitete të vendit dhe ndërkombëtarë. Ai tha se, do të ishte në interesin e Universitetit tonë
krijimi i bashkëpunimit të mundshëm edhe me universitetet japonezë në fushën e shkëmbimit të stafit dhe
studentëve, projekteve kërkimore shkencore dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.
Ambasadori Japonez Otsuka tha se që nga marrja e detyrës kjo është vizita e tij e parë në një
universitet në vendin tonë. Ai shprehu gatishmërinë e tij për të vënë kontakte bashkëpunimi mes UT dhe
universiteteve japoneze.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u shqyrtua edhe mundësia e promovimit të kulturës japoneze në
Universitetin e Tetovës, si dhe vizita dhe takime të mundshme të delegacioneve japoneze me studentët
tonë.