Ambasadori gjerman thotë se Kosova dhe Serbia gjenden në një situatë humbëse

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përmendur situatën humbje-humbje, në rastin e Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar një rezultati të dëmshëm për të gjithë të përfshirët.

Kjo dinamikë, Rohde shkruan në platformën X, do të jetë temë e konferencës së 60-të të Sigurisë që mbahet në Mynih, transmeton klankosova.tv.

”Konferenca e Sigurisë në Mynih nis të premtën me sesionin e saj të 60-të. Temë e këtij viti: Dinamika humbje-humbje në politikë. A nuk përputhet në mënyrë të përkryer me atë që shohim aktualisht midis Kosovës dhe Serbisë? Që të dyja kënaqin deri tani audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta si Bashkimi Europian”.