Ambasadori Gir refuzon të komentojë deklaratat e eurodeputetit ku thotë – “Maqedonia është Bullgari”

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir i pyetur nga TV21, ka refuzuar të komentojë dhe vlerësojë deklaratat e politikanëve bullgarë dhe eurodeputetëve, kundër Maqedonisë së Veriut.

Thotë se nuk është në domenin e veprimit të tij të komentojë deklarata të tilla, por shton:

“Është e rëndësishme që të përmbahemi gjithmonë kur bëhet fjalë për miqësi të mirë, ato janë me të vërtetë të rëndësishme dhe për këtë politikanët duhet të përmbahen në këtë drejtim”, transmeton TV21.

Ndërkaq, ka vlerësuar lartë përpjekjet e vendit për zgjidhjen e kontestit me Sofjen.

“I vlerësojmë përpjekjet që të zgjidhen çështjet e pazgjidhura mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Kjo me të vërtetë është e rëndësishme dhe diçka që ne bëjmë thirrje dhe që ka të bëj me hapjen e negociatave. Këtu do ta them atë që e thonë liderët evropianë, se shpresojmë se do të hapen negociatat sa më shpejtë që munden”, tha Gir.

Ndërkaq, edhe pse i pyetur se çfarë do të ndodh me propozimin portugez, meqë fillon kryesimi slloven.

Ndërkaq, ditëve në vijim publiku në Bullgari dhe Maqedoni të Veriut janë vërshuar nga thirrjet e euro deputetit, Angel Xhambaski se “Maqedonia e Veriut është Bullgari dhe Bullgaria është mbi gjithçka”/TV21