Ambasadori Geer uron kryeministrin Xhaferi

Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer ka uruar Talat Xhaferin me rastin e emërimit të tij ti Kryeministër i parë shqiptar.

Geer në rrjetin social X shkruan se pret bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e re, drejt integrimit të vendit në BE.

Statusi i plotë:

Urime kryeministrit Xhaferi për zgjedhjen e tij kryeministër. Mezi presim bashkëpunim të ngushtë me të dhe qeverinë e re në këtë moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.