Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e letrave ngjitëse në targat e Serbisë.
Guerot ka thënë se heqja e stikerëve lehtëson jetën e qytetarëve në Kosovë dhe Serbi. Kjo pasi një vendim të tillë e ka marrë edhe Serbia ditë më parë.
“Nuk ka më nevojë për letra ngjitëse në targat e Kosovës dhe të Serbisë. Mënyrë e mirë për të nisur vitin, duke ua lehtësuar jetën qytetarëve të të dyja vendeve”, ka shkruar ai.
Ambasadori francez më tej ka thënë se ky është një shembull i mirë për zbatimin e marrëveshjeve të tjera të arritura mes dy vendeve.
Serbia ka vendosur t’i lejojë automjetet me targa RKS të lëvizin lirshëm në territorin e saj nga fillimi i kësaj jave. Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka vendosur në një mbledhje elektronike të enjten që të largohen stikerat nga veturat me targa të Serbisë.
Plus besoin d’autocollants sur les plaques d’immatriculation des véhicules kosovars et serbes.
Bonne manière de commencer l’année, en facilitant la vie des citoyens des deux pays🇽🇰🇷🇸
Un bon exemple à suivre pour la mise en œuvre des autres accords.— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) January 5, 2024