Ambasadorët e Quintit e përfundojnë takimin dyorësh me Kurtin

 

Ambasadorët e shteteve të Quintit kanë dalë nga takimi në kryeministri pas rreth dy orësh.

Ky konsiderohet të jetë ndër takimet më të gjata të mbajtur ndonëjherë në Qeveri në mes të ambasadorëve të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe dhe kreut të ekzekutivit, Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.

Njëkohësisht ky ishte ndër takimet e rralla kur përfaqësuesit e pesë shteteve më të fuqishmë në botë të akredituar në Prishtinë shkuan kaq herët në takim te ndonjë lider kosovar, njofton Klankosova.tv