Ambasada Franceze i përgjigjet ashpër Ramës për vaksinën: S’mund të sulmosh me emër një vend mik dhe aleat

Ambasada Franceze në Shqipëri i është përgjigjur ashpër akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili ka sulmuar vazhdimisht vendet e Bashkimit Evropian, për çështjen e vaksinave.

Ambasada është ndalur tek deklarata e kryeministrit në Open, i cili tha se BE u tregua egoiste dhe cinike, në shpërndarjen e vaksinave.

Në një deklaratë urgjente për mediat, Ambasada i kujton Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milion euro.

Më tej, mohon që Franca të ketë stok vaksinash, dhe thotë se nuk është e përshtatshme për një kryeministër të sulmojë hapur një vend mik dhe aleat si Franca.