Ambasada e SHBA organizon panel diskutim në Ditën kundër korrupsionit

Për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara, përmes Programit OPDAT të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, organizon panel diskutim virtual në temë “Të bashkuar kundër korrupsionit.”

Ushtruesi i detyrës ambassador, Jennifer “J.R.” Littlejohn dhe koordinatori i përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rossana Dudziak do t’ju drejtohen pjesëmarrësve me fjalim. Zëvendës kryeministri për luftë kundër korrupsionit, për zhvillim të qëndrueshëm dhe burime njerëzore, Lupco Nikolovski, zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së Sanja Bojanic, ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq, këshilltari rajonal i UNODC kundër korrupsionit Virginia de Abajo Marqués, zëvendës drejtoresha e Sektorit për operacione strategjike të Rrjetit për krime financiare (FinCEN) të Departamentit amerikan të financave Anna Lou Tirol, dhe kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit Biljana Ivanovska do t’i bashkangjiten diskutimit për të folur rreth parandalimit të korrupsionit në kohë të krizës shëndetësore dhe ekonomike, për përforcimin e përpjekjeve për koordinim ndërmjet agjencive, për ngritjen e vetëdijes publike, dhe mënyrat për të mbajtur përgjegjës zyrtarët.