“Ambasada e Serbisë në Shkup po i bën presion BFI-së të përkrahë BDI-në publikisht në zgjedhje”?!

Të punësuar në Bashkësinë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, ankohen se këtyre ditëve janë përballur me presione të mëdha nga “njerëz të ambasadës së Serbisë” në Shkup, që BFI të dalë publikisht të përkrahë Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).
Sipas tyre, njerëzit e “ambasadës serbe në Shkup” kanë kërkuar që ushtruesi i detyrës kryetar i BFI-së, Shaqir Fetahu të dalë publikisht e të thirrë votuesit të votojnë kandidatin e BDI-së, por dhe të kërkojë nga imamët t’i bëjnë apel xhematit të votojnë BDI-në.
“Shumica e imamëve dhe muftinjëve kanë refuzuar këtë presion, duke mos pranuar të politizohet BFI-ja. Për fat të keq, disa prej kolegëve tanë kanë lëshuar pe para këtyre presioneve të ambasadës serbe dhe ata veçmë janë dalë me përkrahje publike për BDI-në. Nëse doni mund tua bëjmë ‘screen shot’ qëndrimet e tyre ku e përkrahin BDI-në që i kanë publikuar në rrjetet sociale. I bëjmë apel përmes portalit tuaj kryetarit Shaqir fetahu të mos e njollosë politikisht BFI-në”, thonë të punësuar në BFI, duke dashur të mbeten anonimë.
Sipas tyre, presioni nga ambasada serbe është shtuar pasi që Vetëvendosja e Albin Kurtit ka dalë publikisht me përkrahje për koalicionin Aleanca-Alternativa.
Ata e kanë denoncuar këtë probleme dhe te mediumet shqiptare në Maqedoninë e Veriut, por asnjë prej tyre nuk ka shkruar, për shkak të presionit të madh politik me të cilin përballen.
Këto informacione i kanë konmfirmuar edhe burime diplomatike perëndimore në kryeqytetin e fqiut tonë jugor. Sipas tyre, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i interesuar që te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të fitojnë struktura politike të afërta me presidenti kosovar Hashim Thaçi, e jo partitë që janë të afërta me Albin Kurtin.
“Nëse në Maqedoni humbin zgjedhjet miqtë e Hashim Thaçit, atëherë do të dobësohen edhe pozitat e tyre në Kosovë, ku kanë biznese milionëshe”, theksojnë këto burime politike./kosovaime