Ambasada britanike në Kiev do të rihapet javën e ardhshme

Ambasada e Britanisë së Madhe në kryeqytetin ukrainas Kiev do të rihapet javën e ardhshme.

Këtë e bëri të ditur kryeministri britanik Boris Johnson, në një konferencë për media në Dehli.

 

 

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët nuk do të shikojnë pasivisht ndërsa Vladimir Putin vazhdon sulmin.

Sipas tij, pa marrë parasysh epërsinë ushtarake që presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë në gjendje të sjellë gjatë muajve të ardhshëm, ai nuk do të jetë në gjendje të pushtojë frymën e popullit ukrainas.