Ambasada amerikane zbardh takimin e Blinken me krerët e drejtësisë në Shqipëri: Luftoni pandëshkueshmërinë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur takimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken me krerët e institucioneve në drejtësisë së vend.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ambasada përsëriti thirrjen e sekretarit Blinken se institucionet e reja të drejtësisë “të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit.

“Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë dje. Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.