Ambasada amerikane: Taksa të hiqet, Serbia të ndalojë fushatën kundër Kosovës

Ambasada në Prishtinë në një deklaratë për RTK tha se qëndrimi i SHBA-ve, Presidentit Trump dhe Ambasadorit Grenell mbetet i njëjtë dhe se Kosova duhet ta heqë tarifën 100 përqind për mallrat serbe ndërsa Serbia duhet të ndalojë fushatën kundër Kosovës për ç’njohjen e shtetit.

Ndërkohë, është raportuar se i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, është kundër masave të reciprocitetit, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka paralajmëruar kundër Serbisë.

Kurti, i cili ka marrë detyrën e kryeministrit javën e kaluar, ka thënë se kjo masë do të zëvendësohet me reciprocitet ndaj Serbisë dhe se reciprociteti do të zbatohet “në aspektin ekonomik, tregtar dhe politik”.