Alush Gavazaj prezantohet te Renova

Skuadra e Renovës ka promovuar futbollistin e ri, Alush Gavazaj, i ardhur nga FC Vushtrria.

Ai ka nënshkruar një kontratë 6 mujore.

Mesfushori 24-vjecar është prezantuar nga ana e klubit tetovar dhe menjëherë do t’i bashkohet ekipit në përgatitjet dimërore.

Dje tetovarët zhvilluan një miqësore kundër Ferizajit në fushën e këtyre të fundit duke humbur me 4-0.