Almeda Abazi, është njëra nga fytyrat publike që komentohet shumë në media.
Ajo komentohet shumë për jetën e saj personale, shkruan lajmi.net.
Prej vitesh ajo jeton në Turqi, bashkë me partnerin e saj, aktorin e famshëm turk, Tolgahan Sayiman.
Bashkë me aktorin turk, janë prindër të dy fëmijëve.
Ish miss-i shqiptar, ka dëshmuar shpesh se dëshira e saj është t’i mësojë fëmijët të flasin shqip.
Së fundmi, ajo ka postuar një video të të birit Efehan teksa ai flet shqip.
“Pse nuk do të shkosh në shkollë, Efe?” pyet Almeda, teksa ai thotë: Sepse lodhem./Lajmi.net/




