“Allahu n’xhenet” – I vrari në Ferizaj ishte shok i Feros, reagon reperi

Reperi Fero ka publikuar fotografi me personin që u vra sot në Ferizaj.

Në bazë të fotografisë vërehet se Fero dhe viktima G.H ishin miq mes vete.

“Allahu n’xhenet vlla”, ka shkruar Fero.

Ndryshe, G.H u vra sot nga i dyshuari me inicialet Q.J, të dy emra të njohur për redaksinë.

I dyshuari është hasur më pas nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ku edhe është plagosur pasi që nuk ka përfillur urdhrat.