Alketa Vejsiu zbulon surprizën e madhe që përgatiti për “Sanremo”

Alketa Vejsiu sonte në natën e tretë të festivalit “Sanremo”, do të prezantojë krah Georgina Rodriguez.

Moderatorja shqiptare ditën e sotme e filloi me shumë emocion, ngase do të prezantojë në festivalin që e kishte ëndërr të kahmotshme.

Bashkë me Alketën në Itali po qëndrojnë edhe prezantuesit Orinda Huta dhe Drini Zeqo. Ky i fundit, ka zbuluar befasinë që ka përgatitur Alketa në Sanremo.

“Nje lajm te pare  kemi. Po, sonte Alketa Vejsiu do kendoje ne sanremo”, ka shkruar ai.

Ende nuk dihet se cila është kënga që moderatorja shqiptare ka përzgjedhur ta këndojë në festivalin prestigjioz, por mbetet të shihet se çfarë befasie përgatiti ajo këtë herë.