Alketa kalon fundjavën me familje

Pas angazhimeve që kishte javët e fundit me “Festivalin e Këngës”, Alketa gjeti pak kohë për t’u relaksuar, shkruan lajmi.net.

Ajo postoi një fotografi në Instagram, përmes së cilës tregoi se ku po pushonte, ndërsa mbishkrimi që ia shtoi fotos është “Koha për familje”.

Kujtojmë se Alketa Vejsiu drejtoi edicionin e sivjetmë të “Festivalit të Këngës” në Radio Televizionin Shqiptar, ndërsa gjatë gjithë vitit ka qenë e angazhuar edhe në tjera projekte. /Lajmi.net/