Alkaloid me rritje të shitjeve prej 16%/ Investime prej 13.7 milionë eurove dhe me 161 punësime të reja

Në periudhën janar-shtator 2022, shitjet e Alkaloidit arrijnë 14% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, shitjet totale të konsoliduara janë 16% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shitjet e konsoliduara të realizuara në tregun vendas u rritën për 3%, dhe totali i eksporteve të konsoliduara të kompanisë u rritën për 23%. Rritja më e madhe në tregjet e eksportit është shënuar në Turqi, Poloni, Rumani dhe SHBA. Gjatë kryerjes së aktiviteteve operative, ALKALOID punësoi mbi 1000 furnizues vendorë. Në periudhën janar-shtator 2022 janë realizuar 161 punësime të reja. Me vendim të Bordit Drejtues në mars 2022, është miratuar dhe paguar regres për shfrytëzimin e pushimit vjetor për punëtorët e kompanisë në vlerë neto prej 30.000 denarë.