Alkaloid me rritje në shitje prej 14%, 127 punësime të reja dhe investime prej 8 milionë eurosh

Rritje e shitjeve të konsoliduara, investime dhe punësime të reja në Alkaloid në periudhën janar-qershor të këtij viti. Sipas informacioneve nga kompania, rritja në shitje është shënuar për 14 për qind ose mbi 7 miliardë denarë. Rreth 68 për qind e shitjeve të konsoliduara janë bërë në tregjet e huaja. Investimet e përgjithshme në mjete fikse në periudhën janar – qershor 2022 arrijnë në 490 milionë denarë. Në të njëjtën periudhë të vitit janë liruar 127 vende të reja pune, ndërsa Alkaloid ka gjithsej 2609 punëtorë, prej të cilëve 598 janë të punësuar në filialet jashtë vendit. Deri në fund të vitit janë planifikuar edhe investime të reja, njofton kompania.