“Alkaloid” me investim prej 1 miliardë denarëve, nga janari deri në dhjetor të vitit 2019 gjithsej 218 punësime të reja

Në periudhën prej muajit janar deri në dhjetor të vitit të kaluar, kompania “Alkaloid” ka realizuar investime në vlerë prej mbi 1 miliardë denarëve dhe ka pasur 218 punësime të reja.

Kështu tregon raporti i ri mbi punën e kësaj kompanie. Shitjet për të njëjtën periudhë kanë arritur deri në 8.4 miliardë denarë, që është për 12% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Shitjet e përgjithshme të konsoliduara arrijnë deri në 11.1 miliardë denarë – 13% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Eksporti gjithashtu ka rritur për 17%, kurse 65% e shitjeve janë realizuar në tregjet e huaj. Më shumë produkte janë eksportuar në Evropën Perëndimore. Sa u takon shitjeve të konsoliduara, pjesëmarrje më të madhe kanë produktet e farmacisë, edhe atë 86%.