“Alkaloid”/ Këshilli Amerikan i Liderëve të Rinj Politik viziton kompaninë

Një delegacion i Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politik, i shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, për vizitë pune në Alkaloid. Qëllimi ishte që përfaqësuesit e Këshillit, përmes Programit për shkëmbim të delegacioneve ndërmjet vendeve, të njihen me mënyrën dhe kushtet e punës në kompanitë e suksesshme private të vendit. Në kuadër të kësaj u zhvillua edhe një vizitë në ambientet e prodhimit të kompanisë dhe Institutit të hulumtimit dhe zhvillimit. Theks i veçantë iu kushtua operacioneve të biznesit në SHBA, ku Alkaloid themeloi një filial në Nju Olbani të Ohios në vitin 2005. Përveç plasmanit të çajeve dhe kozmetikës për fëmijë nga marka Alkaloid, është partner zgjedhjesh e disa kompanive të njohura farmaceutike amerikane, me të cilat ka forma të ndryshme bashkëpunimi. Këshilli Amerikan i Liderëve të Rinj Politikë, që nga themelimi i tij në 1966, u ka ofruar anëtarëve të tij mundësi për të fituar perspektivë globale politike dhe biznesi përmes programeve të tij ndërkombëtare të shkëmbimit.