Alkaloid ka mbyllur vitin 2019 me investime 1 miliardë denarë dhe 218 punësime të reja

Një ndër kompanitë shembull në Maqedoni është Alkaloid. Ky gjigant i industrisë farmaceutike dhe më gjerë, vitin 2019 e ka mbyllur me investime në vlerë prej 1 miliardë denaëve dhe me 218 punësime të reja. Edhe më të suksesshme janë rezultatet sa i përket shitjeve. Në periudhën janar-dhjetor 2019, Alkaloid ka shitur produkte në vlerë prej 8 miliardë e 400 milionë denarëve, që parqet rritje prej 12 për qind në krahasim me vitin 2018. në tregun vendor, shitjet e kompanisë Alkaloid janë rritur për 8 për qind, kurse eksporti jashtë vendit për 17 për qind. Shikuar sipas rajoneve, në Evropën Juglindore është shënuar eksport 33 për qind, në vendet e Evropës Perëndimore (BE dhe EFTA) 20 për qind, në Rusi dhe në BSHP 9 për qind. Rritje më e theksuar është shënuar në SHBA me shitje në vlerë prej 268 milionë denarëve, që është dyfish më tepër në krahasim me vitin paraprak.