Alkaloid, impiante të reja në vlerë prej 11 milionë euro

Në prag të 85 vjetorit kompania farmaceutike “Alkaloid” ka lëshuar në përdorim impiante të reja prodhuese në vlerë prej 11 milion euro. Impiantet e reja të prodhimit për format e ngurta farmaceutike mbulojnë një sipërfaqe prej 7,000 m 2 dhe janë ndërtuar në përputhje me rregulloret rigoroze për Praktikën e Mirë të Prodhimit. Nga “ Alkaloid” thonë se tre milion e gjysmë euro nga investimi ishin menduar për përgatitjen e plotë teknologjike të Departamentit për paketimin e formave të ngurta, me një sipërfaqe prej 2,000 m2… 5.2 milion euro u përdorën për pajisjet tekniko-teknologjike dhe 2.3 milion euro kushtuan ndërtimin e dy dyshemeve të reja të destinuara për prodhimin e formave të forta farmaceutike dhe një hapësire shoqëruese për pajisjet tekniko-teknologjike, me një sipërfaqe totale prej 5,000 m2. Qëllimi i këtij investimi, siç qëndron në komunikatë, është rritja e kapaciteteve prodhuese të formave të ngurta farmaceutike me 50%. Përfundimi i këtij investimi krijoi kushte për realizimin e më shumë se 200 punësimeve në këtë kompani.