Aliu: Vitin e ardhshëm shkollor do të sigurohen të gjitha tekstet e nevojshme

Zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu në emisionin “ZË”, tek gazeta “Lajm” dhe “Lajm TV”, deklaroi se procesi i sigurimit të teksteve shkollore nuk varet vetëm nga Ministria e Arsimit, por përfshin edhe institucione të tjerë përgjegjëse. Ai theksoi se duhet një koordinimi më i madh mes shkollave, bibliotekistëve dhe institucioneve përgjegjëse.

“Nuk është punë që e kryejnë vetëm Ministria e Arsimit aty janë edhe hartuesit e teksteve, aty është edhe shërbimi petagogjik pastaj janë edhe shtëpijt botuese pa i lënë anash edhe vet shkollat. Në vitin e ardhshëm shkollor, shkollat do t i keni tekstet e nevojshme ashtu siç e parasheh ligji sepse një tekst shkollor mund të përdorët pesë vite përpos klasës së parë deri në të tretën që atyre në çdo vitë ju dërgohen tekste të reja shkollore. Që ne të dim sa tekste shkollore duhet, këtë punë e bënë biblotekisti në shkollë e bënë shkolla dhe e njofton Ministrin”.

Aliu bëri të ditur se sfidat e deritanishme për sigurimin e teksteve të gjuhëve të huaja janë tejkaluar, duke siguruar që vitin e ardhshëm shkollor nuk do të ketë mungesë të teksteve as për lëndët tjera.

“Ka qenë problematik për tekstet e gjuhëve të huaja kemi arritur t i botojm, në marrëveshje me autorët ose shtëpit botuese të cilat i kanë afruar këto tekste dhe tani kemi tekste të gatshme qoft tek portali elektronik, qoft të disperzuara dhe besoj se në vitin e ardhëshem nuk do të kemi problem së paku për shkollat fillore”.