Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi se mbi 300 ilaçe pritet të kenë çmime më të ulëta duke filluar nga muaji maj.
Aliu, theksoi se për herë të parë këtë vit do të ulen çmimet e barnave që do të jetë një lehtësim për qytetarët.
“Për herë të parë këtë vit mbi 300 barna do të kenë një çmim i cili do të jetë më i kapshëm për qytetarët. Ne atë e kemi definuar është në vebfaqen e Ministrisë, nga 1 maji do të jenë barnat e zbritura në nivel të institucioneve që i shesin të barnatoreve dhe qytetarët do të kenë barna më të lira. Ky është proces që ka filluar për herë të parë këtë vit dhe do të zgjasë dhe nuk do të ndalemi vetëm në këtë kategori të barnave, do të vazhdon si ulja e çmimeve ashtu edhe futja e branave në listën positive me qëllim që të mbulojmë qytetarët që kanë nevojë”, tha Aliu.
Aliu poashtu deklaroi se ministria vazhdimisht po punon në përmirësimin e kushteve në shëndetësinë vendase.



