Aliu: Ligji për Mbrojtje nga Duhanin, pas dy javësh në Kuvend

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu thotë se teksti i Ligjit për Mbrojtje nga Duhani ka përfunduar dhe se i njëjti pritet të hyjë në procedurë kuvendore, pas dy javësh, përcjell TV21.

“Kemi tekstin përfundimtar, të mërkurën tjetër kemi takimin përfundimtar me të gjithë stakeholder-ët, pas këtij takimi do të vazhdojë procedura administrative në nivel të qeverisë, me idenë që për dy javë të[ jetë pjesë procedurale në Parlament”, tha Aliu.