Institucionet shëndetësore po analizojnë kurrikulat për definimin e specializantëve që së fundmi paraqet edhe një nevojë për shëndetin publik.
Për TVM2 ministri i shëndetësisë Azir Aliu thotë se po shqyrtohen kërkesat që të profilizohet fusha e specializimit dhe jo një specializantë të studiojë 6 vite dhe në fund të kthehet në institucione lokale shëndetësore.
“Pra kemi bërë analiza bashkë me odën e mjekëve bashkë me universitetet që prodhojnë profile mjek pra në tre universitete në Maqedoni, krijuam një grup punues, pra grupi punues është në fund besoj që deri në fund të javës do të kemi një qasje të re, ku do të kemi tani specializime të përgjithshme do të kemi specializant i cili do të jetë specialist i përgjithshëm dhe pastaj do të vazhdojë sub specializimet për sëmundje apo qasje të ndryshme në shëndetësi. Me këtë do të krijojmë një profil i cili do t’ju duhet çdo shtëpie shëndeti, çdo institucioni shëndetësor, një profil i cili do të jep shërbime më të përgjithshme se deri më tani.”, u shpreh Aliu.
Sub specializimet në përputhje me nevojat Analizat po bëhen edhe për sub specializime thotë ministri Aliu.
“Do të definojmë definitivisht për herë të parë sub specializimet dhe ato do të jenë në përputhje me kërkesat dhe nevojat e ekosistemit shëndetësor në shtet, dhe të gjitha këto bashkë me ministrinë e Arsimit kemi krijuar një grup punues i cili edhe në ciklin e parë të prodhimit të motrave medicianale, teknik dhe mjek do të jenë hapja e vendeve të lira në edukimin formal do të jetë në përputhje me nevojat e shtetit pra kemi krijuar një grup punues i cili momentalisht analizon sa mjek i kemi të diplomuar, sa mjek janë në proces për diplomim motra medicinale dhe teknik.”, u shpreh Aliu.
Ministri Aliu thekson se nga viti i ardhshëm do të definohet numri i hapësirave për të studiuar në mjekësi, në shkolla të mesme medicinale, teknik dhe në bazë të këtyre proceseve do të bëhet një strategji 10 vjeçare të kapaciteteve njerëzore, pasi aktualisht në shëndetësi problem kryesor përveç infrastrukturës është edhe mungesa e mjekëve dhe infermiereve.




